Sot u shënua Java Evropiane e Lëvizshmërisë pa Makina në Drenas

Organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Komunën e Drenasit është shënuar “Java Evropiane e Lëvizshmërisë pa Makina”.

Shënimi i javës evropiane të lëvizshmërisë pa makina është organizuar me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve të Komunës së Drenasit për të përdorur metoda të gjelbra të udhëtimit, që të paktën për një ditë mos të përdorin makinat e tyre, të cilat emetojnë gazra të dëmshme për organizmin.

Aktiviteti ka filluar nga Komuna dhe është vazhduar në sheshin “Fehmi Lladrovci” me parakalim me biçikleta nga Komuna në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, “Xhevat Demaku”, “Ilaz Kodra”, “Shaban Shala” dhe ka përfunduar në sheshin “Fehmi Lladrovci”, së bashku me kryetarin dhe nënkryetarin e komunës, drejtor të drejtorive si dhe nxënësit e shkollave fillore “Rasim Kiqina” dhe “Arif Shala”, Kopshti i fëmijeve “Ardhmëria”për të përcjellur mesazhin tek qytetarët për të përdoruar metoda të gjelbra të udhëtimit.

Nxënësit kanë prezantuar në shesh piktura me mesazhe vetëdijësuese me qëllim sensibilizimin e shoqërisë për mbrojtjen e mjedisit.

Kanë bashkëbiseduar me nënkryetarin e komunës – fëmijët e kopshtit “Ardhmëria” rreth gjendjes së mjedisit në Komunën e Drenasit, si e shohin qytetin tonë në të ardhmen, është bërë dhe shpërndarja e certifikatave për institucionet pjesëmarrëse në këtë aktivitet nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë