Projektet e nisura nga Ferat Shala tani po finalizohen

Në vitin 2017, në kohën kur Ferat Shala ishte në detyrën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, filloi projekti për rregullimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës, dhe u dhjetëfishua buxheti për këtë sektor.

Miliona euro u investuan për rregullimin e shtratit të Lumit Drenica, Lumit Klina dhe shumë lumenjve tjerë nëpër Kosovë.

Sot shumica e këtyre projekteve janë drejt finalizimit dhe gjendja e lumenjve është përmirësuar dukshëm.

Ferat Shala, tani është kandidat për deputet në listën e PDK-së dhe zotohet se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, me Kadri Veselin kryeministër, do të vazhdojnë investimet për mbrojtjen e mjedisit në të gjitha fushat.

Ai thotë se do të angazhohen me projekte konkrete për:

Ngritjen dhe funksionalizimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura;
Ngritjen dhe funksionalizimin e qendrave për riciklimin e mbeturinave dhe kapaciteteve komunale për ndarjen e mbeturinave në burim;
Zgjerimin e rrjetit të kogjeneritmit dhe kapaciteteve tjera për ngrohje publike në zonat e mëdha urbane;
Rritjen e kapaciteteve për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme;
Rehabilitimin e zonave të ndotura nga mbetjet industriale;
Ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë natyrore në funksion të zhvillimit të ekoturizmit.

“Zotohemi se do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj”, ka thënë Shala./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë