Të dielën shënohet 21 vjetori i rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të renë në këtë ditë
Më rastin e shënimit të 21 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të renë ne këtë ditë, me datën 22.09.2019 (e diele) duke filluar nga ora 12:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të behën homazhe dhe do të vendosen buqeta lulesh, pastaj homazhet vazhdojnë edhe në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me stafin e tij do të marrin pjesë në shënimin e 21 vjetorit.