Komuna e Drenasit merr masa para fushatës zgjedhore

Komuna e Drenasit përmes një komunikate ka bërë thirrje për subjektet politike, që me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, kujdesit ndaj pronës publike dhe garantimit të pronës private, nuk do të lejohet vendosja e posterëve, billbordëve duke përfshirë dhe shtyllat ndriçimit publik, nga subjektet politike, pa marrjen e lejes për vendosjen e tyre nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
“Subjektet politike që tashmë e kanë bërë këtë veprim, obligohen që brenda ditës t’i largojnë të gjitha posterët dhe billbordët, në të kundërtën, do ta zbatohet Udhëzimi Administrativ për Gjobat Mandatore nga Drejtoria e Inspekcionit” thuhet në njoftim.