Sot, beteja e radhës e Ramush Haradinajt dhe Kosovës kundër Serbisë!

Ish Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot në Colmar të Francës do ta zhvillojë betejën e radhës kundër Serbisë.
Në Colmar të Francës sot do vendoset nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi apo do të lirohet përfundimisht nga fletëarrestet e Beogradit.
Në Procesin kundër Haradinajt në Colmar pritet pjesmarrje e madhe e shqiptarëve dhe përkrahësve të tij nga Prishtina por edhe vende të ndryshme të Europës duke filluar nga Franca, Gjermania, vendet e Beneluksit etj.