Muhamet Gjoka figura më e re politike në Drenas

Muhamet Gjoka nga fshati Tërstenik i Komunës së Drenasit, është figura më e re politike i cili i ka hy garës për deputet në Parlamentin e Kosovës, që ka marr besimin nga i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ta përfaqësoj njërën nga nëndegët më të mëdha të Drenasit.
Muhamet Gjoka është me profesion ekonomist, dhe për disa vite ka qenë profesor i lëndëve të ekonomisë në Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, pastaj afër 12 vite menaxher i Operatorit Ekonomik IPKO për regjionin e Mitrovicës.
Gjoka është shpresa më e re politike që pretendon të përfaqësoj Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së pas zgjedhjet e 6 Tetorit.
Ai ne takimet e mbajtura deri më tani me qytetarë të Komunës së Drenasit, është zotuar se zëri i tij, do të jetë përfaqësim i kërkesave direkte të banorëve të Komunës së Drenasit që do të transmetohet në sukseset e prekshme për të mirën e vendit.
Emri i Muhamet Gjokës në listën e kandidatëve për deputet në Parlamentin e Kosovës, mbetet zotim i Kadri Veselit se të rinjve do ju krijohet hapësirë e re për zhvillimin e vendit.
Muhamet Gjoka mban numrin 95 nga lista e PDK-së dhe kërkon votën e qytetarëve të Kosovës.