Leonora Jakupi ka dy fjalë për sulmin e Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit
Leonora Jakupi nuk është e impresionuar me debatet politike që po zhvillohen në vend.
E për përleshjen fizike mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit në emisionin PRESSING në T7, që ka ngjallur reagime të shumta në publik, i ka dy fjalë edhe Leonora.
Në mesin e shumë reagimeve, këngëtarja përmes një postimi në Instagram është shprehur se po i vjen për të vjell nga debate të tilla.
“Çfarë debatesh! Pse nuk ka futboll çdo natë”, ka shkruar Leonora Jakupi në fotografinë e publikuar.
Dihet se Leonora është përkrhaëse e Partisë Demokratike të Kosovës dhe është mike shumë e mirë me ish-deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliun./Gazeta Express/