Shqetësohen banorët e lagjes së Xhamisë në Drenas (Foto)

Në vazhdën e avokimit për shqetësimet tuaja, grupi në facebook “Shqetësimet e Qytetarëve të Drenasit” ka publikuar shqetësimin e radhës për banoret e lagjes së Xhamisë afër rrugës së Feronikelit.

Postimi i plotë në facebook:

Në vijim po e publikojmë edhe mesazhin e pranuar nga banori i kësaj lagje: “Përshëndetje jam një qytetar i Drenasit ku jetoj në lagjen e Xhamisë, Rruga Feronikelit-Islam Kastrati siç po i shiheni këto foto pa asfaltim, pa kanalizim, pa ujësjellës, as bërllokun nuk vinë me marr + pa rrymë.

Ne foto po shihen disa shigjeta të cilat po tregojnë se si rruga po ngushtohet prej disa familjeve për interesa të tyre, ku me mezi kalon një veturë.

Me këto fakte desha t’ju tregoj sa vlejnë premtimet e Kryetarit Ramiz LLadrovci dhe Partisë që është në pozitë në Komunën e Drenasit. Në ketë rrugë janë se paku 15 shtëpi. Me respekt Valoni”/DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë