Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës, Hasan Mujaj, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, të premten.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ndërsa tha se subjektit të tij iu shtua edhe një figurë e respektuar e rajonit të Dukagjinit.
”Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkua edhe një figurë e respektuar në rajonin e Dukagjinit. Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës, Hasan Mujaj, tani kontributin e tij do ta japë edhe përmes politikës.
Ai iu bashkua vizionit të PDK-së për një Kosovë të zhvilluar, pa korrupsion e nepotizëm dhe me mundësi më të mira për të rinjtë tanë”.
Hasan Mujaj është babai i solistes Shkendije Mujaj.