Arrestohen dy persona në Komoran, kjo është arsyeja…

Janë arrestuar dy të dyshuar në Komoran të Drenasit, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë organizuar lojëra të fatit, transmeton DrenicaOnline.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një diviar për kamera, rreth 200 euro para të gatshme dhe një telefon mobil, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh dërguar mediave.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./DrenicaOnline/