Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami është një çift shumë i dashur për publikun.
Ata janë martuar pak vite më parë dhe tani janë prindër të një vajze që e kanë quajtur, Rroa, përcjell ORAinfo.
Krahas angazhimeve të shumta, ata i gjejmë shumë aktivë edhe në rrjete sociale e sidomos Qëndresën.
Ata këtë kohë po e kalojnë në pushime dhe nga atje po publikojnë imazhe të shumta.
Sot, ajo ka publikuar një foto ku shihet vajza duke mos e lënë Labin të fle, e Qëndresa nuk ka hezituar që këtë moment ta ndajë me fansat.