Remzie Osmani po vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të përfolura kosovare.
Këngët e saj janë tejet të pëlqyera dhe nuk mungojnë në pothuajse asnjë dasmë e festë tjetër familjare, përcjell ORAinfo.
Ajo është tejet aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram ku posedon shumë ndjekës.
Së fundi ajo ka publikuar një video me të cilën tregon se ka dalë bashkë me vajzën në qytet, e nënë e bijë po duken si të ishin motra.