Filloi pushimet në Amerikë, mësoni kush po e shoqëron Taynën

Tayna ka përfunduar me sukses turneun e koncerteve të sezonit të verës dhe tani filloi pushimin e merituar.

Tayna pas shumë koncerteve ka udhëtuar drejt Amerikës, ku do të pushojë për disa ditë

Para se të fillojë me koncertet e sezonit të ri, reperja po pushon në The Hamptons, nga ku edhe publikoi fotografinë e parë.

Përmes një postimi në Instagram, është kuptuar se Tayna në këto pushime po shoqërohet nga modelja Vildane Zeneli.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Tayna është “Bye Bye” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Kjo këngë është pëlqyer shumë nga fansat e të dyja këngëtareve dhe ka arritur  të marrë me mijëra klikime në youtube.

Të shumta kanë qenë edhe komentet pozitive ndaj këngës së dyshes, e pas këtij suksesi Dafina dhe Tayna kanë paralajmëruar se do ta sjellin edhe një këngë bashkë.

Vajzat kanë punuar edhe për videoklipin dhe kënga do të publikohet shumë shpejt, dhe kjo këngë do të jetë edhe më ritmike se e para.

Mbetet të shihet nëse kënga tjëtër do ta ketë suksesin e “Bye Bye”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë