Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, përkatësisht banorët e fshatit Llapushnik se gjatë muajit Gusht të këtij viti, është bërë pastrimi i deponisë së egër (ilegale) ne këtë fshat, ku janë larguar të gjitha mbeturinat e amvisërisë dhe atyre inerte të një hapësire mjaft të madhe.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë këtë vit ka identifikuar dhe larguar dhjetëra deponi ilegale, për të pasur një ambient sa me të pastër.
Ndaj, Komuna e Drenasit, ju benë thirrje gjithë qytetarëve që të mos hedhin mbeturinat në mjedis, të kundërtën do të gjobiten sipas ligjeve.
Më poshtë shikoni videon me përmbajtjen e aktivitetit për pastrimin e deponisë së egër në fshatin Llapushnik.