Stacioni Policor në Drenas prezanton raportin vjetor të punës për vitin e kaluar

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, Stacioni Policor i Drenasit ne praninë e Kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, shefit të Kabinetit, z. Gani Sylaj, policëve të SPD-së, anëtarëve të EVSB-së, KKSB-së, OJQ dhe qytetarë, kanë prezantuar raportin e punës për vitin 2016, të cilin e kanë vlerësuar se përgjithësisht siguria publike ka qenë e qetë në Komunën e Drenasit.

Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, z. Driton Morina, ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë takim dhe ka thënë se pa bashkëpunimin me institucionet lokale dhe gjithë qytetarëve nuk do të ishte ky sukses për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në përgjithësi.

Raporti ka prezantuar të arriturat dhe sfidat gjatë vitit të kaluar dhe përgjithësisht ka pasur rënie ne të gjitha rastet policore, si ato të veprave penale, krimit, vjedhjeve, aksidenteve në komunikacion dhe rasteve të tjera.​

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë