Sot rrënohet Muri në Mitrovicë!

Të gjitha parlajmërimet e djeshme si nga Prishtina ashtu edhe nga udhëheqja vendore e Mitrovicës por edhe Beogradi janë që sot do të bëhet rrënimi i murit të Mitrovicës.

Këtë e kishte bërë të ditur edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka treguar kohën se kur do të rrënohet muri ilegal i ndërtuar në fund të vitit të kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës, afër urës së Ibrit.

Ai ka thënë se muri do të rrënohet gjatë ditës së nesërme, më së largu deri në orën 12 të mesditës.

“Muri do të rrënohet nesër pak para orës 12”, ka thënë Bahtiri.

Ndërkaq, sipas vendimit që u mor sot në KK të Mitrovicës së Veriut, muri do të rrënohet ndërsa do të vendoset pengesa tjera rreth 2 metra larg murit aktual, e të cilat, sipas kreut të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, do të jenë shtylla zhytëse që do të komandohen në distancë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë