Aksion kundër krimit të organizuar pati edhe në Drenas, Lladrovci thotë se krimi nuk ka ngjyra nacionale e as politike

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës të zhvilluar kundër krimit të organizuar.

Duke ndaluar në operacionin policor të zhvilluar edhe në Drenas, komunën të cilën ai e drejton, Ramiz Lladrovci tha përmes facebook se krimi nuk ka ngjyra nacionale, regjionale e as politike.

”Krimi nuk ka ngjyra nacionale, regjionale as politike. Kriminelët nuk duhet të ndjehen sigurt në Republikën e Kosovës kur kemi Polici të tillë që me integritet dhe profesionalizëm kryejnë detyrat e veta duke ndjekur krimin e organizuar, korrupsionin dhe dukuritë tjera negative.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për veprimet e sotme, kurajën për të luftuar krimin si në veri, ashtu edhe në jug. Operacioni i zhvilluar në Drenas, ishte shembullor dhe si komunë, i kemi ofruar përkrahje të plotë luftimit të krimit nga kushdo qoftë.

Policëve të lënduar në veri të vendit tonë, ju dëshiroj shërim të shpejt, duke shprehur solidaritet të plotë me ta dhe familjet e tyre. Krenar me Policinë e Kosovës!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë