Komuna fton qytetarët për të kontribuar në planifikimin e buxhetit

Komuna e Drenasit më datën 15.05.2018, zyrtarisht ka pranuar Qarkoren Buxhetore 2020/01 e lëshuar nga Ministri i Financave z. Bedri Hamza, dokument ky i cili jep udhëzime fillestare për mënyrën e planifikimit të buxhetit për vitet fiskale 2020-2022.

Komuna e Drenasit, përkatësisht Kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci, ju benë ftesë qytetarëve, OJQ-ve, Shoqërisë Civile dhe profesionistëve që të vijnë në komunë për të marrë pjesë dhe që të kontribuojnë në planifikimin e strategjisë fiskale (2020-2022).

Të gjithë të interesuarit për të kontribuar në këtë strategji fiskale, janë të lirë të kontribuojnë çdo ditë pune tek resorët përkatës (drejtoritë).

Ju mirëpresim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë