Njoftim për anëtarët e Kuvendit të Komunës

Nëpërmjet kësaj shkrese ju njoftojmë se Seanca e thirrur me datën 30.05.2019 ditën e enjte duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet me datë 31.05.2019 në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Drenas.
Arsyeja për shtyrjen e Seancës është se më datën 30.05.2019, duke filluar nga ora 12:00, bëhet zbulimi i Shtatoreve të Heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala, në sheshin “Fehmi LLadrovci” në Drenas, andaj duke e pasur parasysh këtë ngjarje, kërkoj mirëkuptimin e juaj për nderimin e datës, njëkohësisht si Kryesues i Kuvendit Komunal në Drenas, kam nderin të ju ftoj që bashkërisht të jemi prezent me datën 30.05.2019 në ora 12:00 në Sheshin e Qytetit “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
Ju faleminderit për mirëkuptim!