Nis votimi në Degën e PDK-së në Drenas, këta janë tre kandidatët!

Ka nisur Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.
Për të parin e kësaj dege tanimë zyrtarisht janë tre kandidat: Naim Bazaj, Sejdi Hoxha dhe Kushtrim Prenku.
Pos Bazajt, Hoxhës e Prenakut ishte paralajmëruar kandidatura edhe e Labinot Halilajt, i cili ka njoftuar se kurrë s’e ka vendosur interesin personal para atij të përgjithshëm.
Vlen të theksohet se zgjedhjet në PDK kanë përfunduar në shumicën e degëve.