Lladrovci nuk ndalet, i gjënë fondet edhe për rrugën e Godancit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit në asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Godanc të Komunës së Drenasit projekt i cili do të kushtojë 190 mijë euro.
Qëllimi i kësaj marrëveshje mes Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal është bashkëfinancimi i projektit në ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Godanc si dhe përcaktimi i obligimeve të MAPL-së dhe Komunës së Drenasit për realizimin e këtij projekti.
Vlera e projektit është 190 mijë euro dhe obligimet e MAPL-së, janë 80 mijë euro, ndërsa Komuna e Drenasit bashkëfinancon vlerën prej 110 mijë euro.
Komuna e Drenasit do t’i kryej procedurat e tenderimit dhe do të caktojë komisionin e hapjes dhe vlerësimit të tënderit, gjithashtu do të caktoj edhe menaxherin/organin mbikqyrës për realizimin e projektit dhe procedurat tjera, ndërsa MAPL-ja do t’i zotoj mjetet e bashkëfinancimit dhe cakton një zyrtar monitoriues lidhur me këtë projekt.
Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook: