Lladrovci: Dritëro Agolli mbetet në mendjen, në shpirtin dhe jetën tonë
Kryetari i Komunë s së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se Dritëro Agolli për së gjalli i ngriti vetes monument madhështor poetik, monument ku secili shqiptar gjen prehje e krenari me thjeshtësinë, thellësinë dhe lartësinë e tij.
“Sot, fizikisht u largua nga ne, pena e shpirtit dhe ndjenjës më të çiltër njerëzore, Dritëroi. I paharrueshëm mbetet në mendjen, në shpirtin dhe jetën tonë, poeti, edukatori e patrioti i papërsëritshëm i letrave shqipe. Për së gjalli i ngriti vetes monument madhështor poetik, monument ku secili shqiptar gjen prehje e krenari me thjeshtësinë, thellësinë dhe lartësinë e tij”, ka deklaruar Lladrovci.
Sipas kreut të Drenasit, Dritëro Agolli mbetet mes nesh, i përjetshëm si gjuha shqipe, i paharrueshëm, i papërsëritshëm!
Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook: