Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së në Drenas

Sot u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Drenasit.

Të pranishëm ishin shumica e anëtarëve e KKSB-së, monitorues nga OSBE-ja dhe UNMIK-u.

Mbledhja filloi me këtë rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur më 11.03.2019;
2. Siguria në komunikacion, aksidentet dhe parkingjet në vendet e palejuara;
3. Të ndryshme.

Procesverbali i mbledhjes së kaluar u miratua unanimisht pa vërejtje, ndërsa sa i përket pikës 2 u dakordua që Komuna bashkë me Stacionin Policor të Drenasit dhe të rinjtë të ndërmarrin një fushatë vetëdijesuese për sigurinë në komunikacion dhe ndaj parkimeve në vendet e palejuara dhe në vendet e gjelbëruara.

Për pikën të ndryshme përfaqësuesi nga Bashkësia Islame e Kosovës në Drenas kërkoi nga policia e Drenasit që gjatë muajit të Ramazanit të shtojnë prezencën e tyre në Komoran, Zabel të Ultë dhe Tërstenik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë