Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Drenasit

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njofton të gjithë qytetarët se me datën 30.04.2019 (e martë) duke filluar nga ora 11:00 deri 13:30, rruga Ilaz Kodra do të jetë e bllokuar për arsye se në sheshin e qytetit në Drenas do të mbahet manifestimi qendror për përkujtimin e dëshmorëve, martirëve dhe të zhdukurve nga data 20.04 deri me 30.04. 1998/99 si dhe për arsye se do të bëhet përurimi i shtatores së heroit Ilaz Kodra.

Prandaj, me mirëkuptim, kërkojmë nga qytetarët që këtë ditë të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim të automjeteve. Po ashtu parkingu te Relaxi në rr. Xhevat Demaku, parkingu te banesat e kuqe dhe parkingu kryesor duhet të jenë të liruar.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë