Lladrovci i përgjigjet opozitës së Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është përgjigjur opozitës së Drenasit, të cilët vendosen pankarta në hyrje të komunës.
Statusi i Lladrovcit:
Në Republikën e Kosovës, nuk lejohet fyerja, shpifja, gënjeshtra, mashtrimi, sepse, ato nuk janë shprehje demokracie por e kundërta e demokracisë. Prandaj, ekziston padia dhe gjyqi që vlerëson çka është fjalë e lirë e çka e kundërta e saj.
Tepër qesharake se si disa eksponent opozitarë, përpiqen ta promovojnë gënjeshtrën dhe shpifjen si liri të shprehjes.
Secili që ka vetëdije qytetare e kombëtare, e lufton diktaturën. Ashtu edhe unë, që nga mosha e rinisë time të hershme me mish e me shpirt, me tërë familjen e kam luftuar diktaturën, dhe kurrë nuk pendohem.
Besa edhe për çlirim, secili e pati frontin hapur, për të dhënë kontribut, vet e me familje.
Sot, me rendin demokratik, të cilin e garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ndër më të avancuarat, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, jo vetëm shprehjen, bindjen, përkatësinë etnike, fetare apo orientimin seksual, Kushtetuta jonë garanton edhe më shumë se kaq, deklarimin e lirë.
Fjala e lirë, është e pandalshme!