Fotografia e personit që u dogj mbrëmë në Skënderaj

Një person u gjet pa shenja jete mbrëmë në një veturë të djegur në Skenderaj.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës sot u bë e ditur se personi i cili humbi jetën I.Z, ishte rreth 48 vjeçar.

Por jo vetëm kaq, pasi në bazë të hetimeve të para rasti në fjalë u cilësua si vepër penale ‘vrasje rëndë’. Në vendin e ngjarjes ku humbi jetën viktima ishin gjetur pesë gëzhoja të armës.

Por është pikërisht ish-kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku i cili ka zbuluar se kush është personi që dyshohet se u vra dhe u dogj mbrëmë në fshatin Prekaz i Epërm.

“Është tragjik lajmi i vdekjes së Ilir Zeqirit nga Kopiliqi i Epërm i Skënderajt. Ai ishte veteran i  luftë dhe vëlla i dëshmorit Gazmend Zeqiri. Për shumë vite punoi ndershëm për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij. Pres nga organet e rendit që  plotësisht të sqarojnë rrethanat e vdekjes”, shkroi Lushtaku.

Tutje i njëjti shprehi ngushëllime për familjen e Zeqirit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë