Punëtori që e zuri dheu në Dragodan – në koma dërgohet për mjekim intenziv

Punëtori 32 vjeçar, F.B nga Hajvalia e Prishtinës, (emër i njohur për redaksinë) që e zuri sot rrëshqitja e dheut në lagjen Dragodan, ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në koma. Doktori i QKUK-së Avdush Bajgora tha për Gazetën Express se 32 vjeçari po dërgohet për mjekim intenziv.

Sot rreth orës 14:00 F.B përderisa ishte duke punuar në një kanal pranë një objekti ndërtimor u zu nga rrëshqitja e dheut në lagjen “Dragodan të Prishtinës”.

Aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në koma. Këtë informacion e dha Avdush Bajgora nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

“Në gjendje të rëndë shëndetësore, po e çojmë në mjekim intenziv. Është në koma. Lëndime ka në tërë trupin”, tha Bajgora për Gazetën Express.

Më shumë rreth këtij rasti KËTU:

Ndryshe, në këtë lagje të Prishtinës ka pasur edhe në të kaluarën rrëshqitje të dheut.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë