KEDS do të investojë 3 milionë euro sivjet në Drenas

Drejtori Gjeneral i KEDS-it, z. Alper Erbas e ka njoftuar kryetarin e Drenasit, z. Ramiz Lladrovci për investimet që do të bëjë kompania në Rrjetin Distributiv të energjisë elektrike që shtrihet në komunën e Drenasit gjatë vitit 2019.

“KEDS ka paraparë që t’i rezalizojë 30 projekte gjatë vitin 2019 në komunën tuaj. Këto projekte arrijnë koston prej 3 milionë eurosh. Prje tyre, tashmë 25 projekte janë në fazën e tenderimit”, tha Erbas, gjatë takimit të mbajtur në Komunë e Drenasit.

Ai e ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e treguar deri me tash.

Në anën tjetër, z. Lladrovci ka shprehur zotimin që komuna të cilën ai e udhëheqë do të jetë shumë bashkëpunuese edhe gjatë implelentimit të këtyre projekteve në mënyrë që të përfitojnë qytetarët.

“Ne jemi të zotuar që t’ua lehtësojmë punën në secilin investim që do ta bëni. Bashkëpunimi në kryerjen e të gjitha punëve do të jetë në nivelin më të lartë. Presim që të tejkalohen të gjitha problemet me energji elektrike”, tha z. Lladrovci.

Nga investimet e planifikuara të KEDS-it për sivjet në Komunën e Drenasit pritet të afektohen direkt 3000 familje e biznese, apo rreth 15 mijë qytetarë, të cilët do të kenë shërbime shumë më kualitative dhe më të sigurta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë