Lladrovci nderon të rënët në demonstratat e 1990

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci se bashku me bashkëpunëtorët e tij, familjarët e të të rënëve dhe shumë qytetarë kanë vënë kurora lulesh të varrezat e tre dëshmorëve të rënë para në demonstratat e vitit 1990, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala.
“Më rastin e shënimit të 27 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala në demonstratat e vitit 1990, së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë të të rënëve dhe shumë qytetarë, kam vënë kurora lulesh te varrezat e tre dëshmorëve dhe kemi bërë homazhe pranë vendit të rënies së tyre”, ka deklaruar Lladrovci.
Sipas tij, 31 Janari 1990 dëshmoi se jo vetëm Drenasi, por krejt Kosova ishte kundër regjimit gjakatar serb që do të vijonte me përgatitjet për Luftën çlirimtare.
“Në këtë demonstratë u plagosën edhe 28 qytetarë. Demonstrata ishte e ashpër, këtu do të shquhen edhe shumë të rinj që më vonë do të jenë në vijën e parë të Luftës çlirimtare duke u shpallur edhe heronj e dëshmorë të kombit”, ka thënë kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenasi dhe Skenderaj, ju lutemi bëjeni LIKE faqen DrenicaOnline në facebook: https://www.facebook.com/drenicaonline/