Drenori: Shumë nga drejtorët, të dëshmuar për krime

 

Ekipa qeverisëse Lladrovci jo shpresëdhënëse për ndryshimet e nevojshme në Drenas. Kështu është shprehur asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori i cili ishte edhe kandidat i pavarur për kryetar të komunës.

“Drejtorë me të kaluar korruptive të sistemuar në administratë komunale. (Shumë nga ta të dëshmuar për krime). Drejtorë të rinjë pa përvojë dhe jo profesional”, ka thënë Drenori.

Sipas tij, kjo ekipë e fuqizon autoritarizmin e kryetarit Lladrovci.

“Dalëngadalë po rrëshqasim në sistem autoritar të qeverisjes. Megjithatë ne nuk do rrimë duarkryq. Të ënjtën e zyrtarizojmë formacionin e ri politik për Drenasin”, ka thënë ai./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi dhe Skenderaj, ju lutemi bëjeni LIKE faqen DrenicaOnline në facebook: https://www.facebook.com/drenicaonline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë