Aksident me gjashtë të lënduar në Drenas

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në fshatin Korroticë të komunës së Drenasit.

Sipas dëshmitarëve në aksident janë të përfshira dy vetura. Ata kanë thënë për Indeksonline se nga aksidenti kanë pësuar lëndime gjashtë persona.

Ekipet policore dhe ato mjekësore me të marr informatën kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Të lënduarit janë marr me veturën e ambulancës dhe janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë