Këto vendime u morën sot në Kuvendin e Skenderajt
Kuvendi komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2017, në të cilën ka shqyrtuar një sër çështjesh të rëndësishme. Ndër të tjera Kuvendi pas diskutimeve të gjërsishme ka marrë sot këto vendime:
- Miratoi Planin vjetor të punës së Ekzekutivit për vitin 2017
- Miratoi Plani vjetor të punës së Kuvendit për vitin 2017
- Miratoi Propozim – Vendim nr. 06-351/01-0002638/17, i datës; 23.01.2017, për lirim nga taksa e lejes ndërtimore kompanisë për distribuim dhe furnizim me energji elektrike SH.A. KEDS Mitrovicë
- Miratoi Propozim-Vendimin për rritjen e planit të të hyrave vetanake për vitin 2016 dhe destinimin e tyre
- Miratoi Propozim-Vendimin për Hartimin e hartës zonale të Komunës së Skenderajt/DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook: