LLadrovci vazhdon ‘pastrimin’, vetëm tre drejtorë i shpëtojnë shkarkimit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vazhduar më shkarkimin e drejtorëve  të Drejtorive në Komunë.

Ai sot ka marr vendim për shkarkimin e shumicës prej tyre. Lajmi.net merr vesh nga burime brenda komunës, se vetëm tre drejtorë të Drejtorive kanë mbetur pa shkarkuar.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ilir Shala, Drejtori për Buxhet dhe Financa Hamdi Krasniqi, Drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Betim Berisha, janë të vetmin të cilët i kanë shpëtuar “pastrimit”, që ka nisë të bëjë Lladrovci në komunë.

Ai sipas këtij burimi pas shkarkimit të tyre, synon që në pozitat e mbetura të emërojë 5 femra në drejtori, I cili ka qenë edhe një nga premtimet e Lladrovcit gjatë fushatës.

Lladrovci më herët  ka suspenduar 4 zyrtarë komunal ndaj të cilëve ka aktakuzë, ndërsa ka pushuar nga puna edhe dy drejtorë komunal, drejtorin e Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku dhe drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi.

Për më shumë lajme nga Drenasi dhe Skenderaj, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë