Lladrovci në Shkup merr pjesë në aktivitete për të shënuar Epopenë e UÇK-së

Kryetari i Komunës së Dreenasit, Ramiz Ladrovci ka thënë se manifestimet kushtuar Epopesë së UÇK-së, tashmë janë shtrirë gjithandej trojeve tona. Sot, në Shkup, me ftesë të kryetarit të Çairit, Lladrovci mori pjesë së bashku me Shaip Mujen në shënimin e përvjetorit të kësaj date madhore për kombin tonë.
Pas vizitës në komunë, morën pjesë me të ftuarit tjerë në manifestimin kushtuar Epopesë dhe Familjes Jashari, në ShF “Adem Jashari” në Shkup, program me pikat artistike që emocionuam publikun.
Më pastaj, morën pjesë së bashku me Lulzim Jasharin, Ali Ahmetin, Talat Xhaferin, Fadil Kodren, në zbulimin e pllakës përkujtimore ku Komandanti ynë legjendar, u strehua gjatë vitete ’90, kur kërkohej nga pushteti kriminal.
“Aktivitetet kushtuar Epopesë së UÇK-së dhe Jasharajve, i bëjnë nder çdo shqiptari. Aktivitetet përkujtimore për Bacën Shaban, Hamzën, Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe dëshmorët e kombit, duke kaluar vitet, po bëhen gjithnjë më madhështore”, ka thënë Lladrovci.
Përmasa e heroizmit dhe fuqia e ndikimit në historinë tonë të Epopesë së 5, 6 dhe 7 Marsit, është bërë tashmë ngjarje me vlera të përhershme, edhe jashtë trojeve tona.
Lavdi e përjetshme për Komandantin legjendar Adem Jashari! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!