Rifat Jashari gjatë arritjes së parë në Prekaz në pritje ishte Tush Lladrovci dhe komandantët e Drenicës

Një video e cila është bërë tejet e shikuar, e cila prezanton ardhjen e Rifat Jasharit për herë të parë pas çlirimit të vendit, zgjon emocione të shumta. Dhimbja për më të dashurit, varret e heronjve dhe komandantët e emocionuar me takimin e parë me vëllain e Komandantit legjendar Adem Jasharit, Rifatin me nipat, flet shumë.
Në këtë video, në rend të parë në pritje të Rifat Jasharit ishte edhe Tush Lladrovci, babai i heroit të kombit, Fehmi Lladrovci i cili e shoqëron Rifat Jasharin, së bashku me Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Fadil Kodren, Rrahman Ramen, Nuredin Lushtakun, Sahit Jasharin, Bashkim Jasharin, Rafet Ramen, Bekim Shyti dhe komandantët tjerë të UÇK-së nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Zonës së Drenicës.
Shikojeni këtë video:
Me rastin e 20 vjetorit te kthimi nga Gjermania i kater anetareve te familjes se Shaban (Murat) Jasharit: Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamze) Jashari. Keta kater anetare u kthyen pas luftes, saktesisht, me 29 qershor 1999 ne oret e mesdites, spari ishin ne Shtabin e Ushtrise ÇLIRIMTARE te Kosoves ne Skenderaj, prej ketu pastaj shkuan ne vendlindjen e tyre, ne Prekazin Heroik te Skenderajt! Ky inqizim publikohet per here te pare!
Publiée par Halit Barani sur Mercredi 6 mars 2019