Dalin pamjet nga dasma e djalit te Adem Jasharit, edhe Hashim Thaçi ishte pjesmarrës

Dy vite pas çlirimit të Kosovës, në Prekaz ishte bërë një dasëm e madhe në familjen Jashari.
Në vitin 2001 ishte martuar Lulëzim Jashari, djali i komandatit legjendar Adem Jashari, i cili kishte ftuar shumë miq e bashkëluftëtar të babait të tij në këtë dasëm.
Në pamjet që janë publikuar tani, shihet se i pranishëm ishte edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili kohëve të fundit duket se ka ftohur mardhëniet me Jasharajt.
Përveç të ftuarve, në dasëm shihen edhe grupe të shumta folklorike të cilët dëgjohen duke kënduar këngë patriotike.
Për më shumë Magazina.al, ju sjell disa pamje nga kjo dasëm e në të cilën shihet edhe presidenti Thaçi.