Kaltrina sjell në jetë fëmijën e dytë, ky është emri i bukur që kanë zgjedhur për të

Kaltrina Mikushnica është bërë nënë e një vajze të dytë.

Modelja dhe prezantuesja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kaltrina Mikushnica ka lindur fëmijën e saj të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës ia kanë lënë emrin Mara, shkruan Gazeta Express.

Përmes një postimi në Instagram, Kaltrina i ka uruar mirëseardhje në familjen e tyre Marës, ndërsa shihet në sallën e lindjes pranë të cilës është edhe bashkëshorti i saj.

Modelja ka shijuar këtë shtatzëni, gjatë së cilës ka rrezatuar, duke bërë edhe fotosesione të shumta.

Kaltrina është nënë edhe e një vajze tjetër, Rana, e cila para pak ditëve ka mbushur katër vjet.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë