Kapen 10 kg marihuanë në Skenderaj

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas një pune hetimore, dje në Skenderaj ka ndaluar tri vetura në të cilat janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 10 kilogramë e 835 gramë.
Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar 5 të dyshuar, saktësisht 63-vjeçarin, A.L., pastaj 26-vjeçarin K.L., 33-vjeçarin G.J., 24-vjeçarin E.L. dhe 35-vjeçarin E.M. që të gjithë shtetas kosovarë me nacionalitet shqiptarë.
Sipas një komunikate për media, si prova materiale, policia ka konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë. Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.