Lladroci: 28 shkurti ’98, datë e tmerrit për forcat serbe

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar 28 shkurtin e vitit 1998 kur forcat serbe u hakmorën ndaj fshatarëve të Likoshanit e Qirezit.
Ai ka thënë se kjo është datë e tmerrit për forcat serbe të cilat u tërhoqën me turp. Është vend i hakmarrjes së tmerrshme ndaj fshatarëve.
Është ditë kur Kosovës dhe shqiptarëve iu bë e ditur për të qindtën herë se çka i pret në rrugën e çlirimit.
Postimi i plotë:
Sot, në Likoshan dhe Qirez për të kujtuar 28 Shkurtin e pa harruar të historisë sonë të lavdishme.
Kjo është datë e tmerrit për forcat serbe të cilat u tërhoqën me turp. Është vend i hakmarrjes së tmerrshme ndaj fshatarëve. Është ditë kur Kosovës dhe shqiptarëve iu bë e ditur për të qindtën herë se çka i pret në rrugën e çlirimit.
Ishte ditë po ashtu kur ne, të gjithë si një, u vumë, në anën e Likoshanit dhe Qirezit, vendit të betejës në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.
Së bashku me Bacën Rifat, Nuredin Lushtaku, Hysni Gucati, Bekim Jasharin, Gjeneral Xhevahir Geci, Bacën Sheremet, morëm pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve; Beqir, Bekim, Nazmi e Bedri Sejdiut si dhe vizituam familjet e dëshmorëve.
Lavdi e përjetshme gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!