Kamenicë, vdes një person nga rrokullisja me traktor

Nga raporti 24 orësh i policisë është bërë e ditur se dje në person i gjinisë mashkullore në Kamenicë ka ndërruar jetë.
Personi ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në mal është rrokullisur me traktor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta Express