Lladrovci: Vdekja e profesor Emin Hasit, humbje e madhe për të gjithë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e profesor, Emin Hasit.

Lladrovci duke shprehur ngushëllime për familjen, tha se vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë.

Postimi i plotë:

“Profesor Emin Hasi, sot, na la në dhimbje. Na la në dhimbje të gjithëve. Me respekt do ta kujtojmë ne, por edhe mbi 40 gjenerata që ua mësoi dashurinë për Gjuhën e ëmbël Shqipe. Një armatë e nxënësve do ta kujtojnë për mirësitë dhe urtësitë e tij, dhe të gjithë ne që e njohëm.

Me Profesorin, së fundit ishim në Prizren së bashku, ta përcjellim lojën e Ferronikelit me Lirinë. Kam besuar se së bashku do ta festonim edhe titullin e kampionit në futboll, jo të vendos sot buqetë me lule pranë varrit. Vdekja e hershme e Profesorit është humbje e madhe për familjen, Komunën dhe Drenicën.

Lavdi e nderim i përjetshëm për Profesor Hasin!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë