Nuk ka qenë Edona Llalloshi, ja kush e ka bërë shqiponjën për herë të parë me duar

Simboli i shqiponjës dy krenare me duar është një nga gjestet që tashmë e bëjnë të gjithë shqiptarët të të gjithë botën. Shumë këngëtarë dhe futbollistë shqiptar e bëjnë shqiponjën me duar për të treguar me krenari që janë për vendin e tyre.

Pak muaj më parë në media qarkulloi një foto e Edona Llalloshit dhe u tha se këngëtarja ka qenë e para që e ka bërë këtë simbol me duart e saj në vitin 1994 në një koncert. Mirëpo, së fundmi këngëtarja e njohur Yllka Kuqi, i ka hedhur poshtë këto lajme dhe ka treguar se i pari që e ka bërë shqiponjën me duar ka qenë babai i saj.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja ka publikuar një foto të të atit ku shfaqet në skenë, ndërkohë që ka kryqëzuar duart dhe ka bërë shqiponjën. Kjo foto daton që në vitin 1993, por Yllka ka sqaruar se i ati e ka përdorur këtë gjeste në vitin ’90, atëherë kur edhe është dënuar shpesh nga regjimi serb.

“Babi im shqiponjën e kishte simbol përshëndetës në çdo performancë të tij, qysh para viteve ’90, në kohën kur ishte dhe shumë e vështirë të flitej shqip. Edhe pse për këtë gjest ai është dënuar shumë herë nga regjimi serb, kurr nuk ka hequr dorë nga shqipja.”, shkruan Yllka pranë fotos.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë