Këto janë kërkesat e familjarëve të të pagjeturve për kryeministrin Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka takuar përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, ku me këtë rast ka thënë se në dialogun final me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit, që sipas tij, janë 1 647 persona.

Ndërsa familjarët e të pagjeturve kanë kërkuar nga Haradinaj që pensionet e moshës të ju kthehen familjarëve dhe krahas saj të marrin edhe pensionin e të pagjeturve dhe njëkohësisht të jenë pjesë e bisedimeve direkte me Serbinë që do të mbahen në Bruksel, përcjellë Indeksonline.

Këto ishin tri kërkesat e tyre në adresë të kryeministrit të vendit:

-pozicioni ligjor i familjarëve
-ndihmë logjistike për Shoqatat
-dialogu në Bruksel

Ndryshe, mbledhja me përfaqësues të familjeve të të pagjeturve pas fjalimit të kryeministrit është duke u zhvilluar pa praninë e mediave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë