Kosovari plagosi dy rumunë, kapet pas ndjekjes me helikopter nga policia austriake

Një shtetas kosovar në Austri ka plagosur me armë zjarri dy rumunë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediat austriake shkruajnë se autori i dyshuar Jeton.N është kapur pas një ndjekjeje nga ajri me helikopter dhe në aksion kanë marrë pjesë rreth 60 policë.

Në momentin e sherrit, shqiptari dhe dy rumunët po qëndronin në kopshtin e shtëpisë së njërit prej rumunëve, ndërsa në mosmarrëveshje e sipër shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi ta.

Mediat vendase shkruajnë se motivi kryesor i përplasjes mes tyre ka qenë një femër dhe disa mosmarrëveshje financiare, por e gjitha do të zbardhet pasi të merren në pyetje tre të përfshirët në këtë ngjarje të rëndë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë