Feronikeli përforcon kreun, arkëton tri pikë ndaj Llapit

Feronikeli vazhdon të jetë në krye të IPKO Superligës, pasi mposhti skuadrën e Llapit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me rezultat 2-0.

Ndeshja filloi në mënyrë të kujdesshme për të dyja ekipet, pasi që të dyja skuadrat analizonin forcën e njëra-tjetrës.

Mirëpo, në minutën e 29-të, u zhbllokua rezultati me golin e Mendurim Hotit, i cili shënoi me kokë, për 1-0.

Feronikeli vazhdoi pjesën e dytë me më shumë qetësi, duke e ditur se rezultati ishte në anën e tyre.

Astrit Fazliu u shënua në listën e realizatorëve, kur shënoi nga afërsia në minutën e 90-të.

Feronikeli tani ka 45 pikë dhe vazhdon ta mbajë kreun e IPKO Superligës, ndërsa Llapi  mbetet me 38 pikë, në vendin e tretë.

Formacioni zyrtar i Feronikelit:

Florijan Smakiqi, Perparim Islami, Yll Hoxha, Arber Prekazi, Lapidar Lladroci, Mendurim Hoti, Astrit Fazliu, Kastriot Rexha, Jean Da Silva, Albutrint Morina, Albert Dabiqaj.

Në bankën rezervë:

Deniz Troshupa, Met Millaku , Astrit Thaqi, Lulzim Doshlaku, Artur Magani, Drilon Lladrovci, Kone Hamed.

Pas pak të gjitha fotot nga ndeshja..

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë