Fitore e Feronikelit me “shije” të Pavarësisë

KFF Feronikeli sot arriti fitore të thellë ndaj Vizionit, me rezultat 8-0, në ndeshjen e zhvilluar në Drenas.

Menaxheri i klubit, Hajriz Hajdari, tha se sot festuam dy festa, atë të fitores dhe festën e 11 vjetorit të Pavarësisë, transmeton DrenicaOnline.

“Ne muajin historik, pranë datës historike, festuam dy festa, atë të fitores dhe festen e 11 vjetorit te Pavarësisë së Kosovës.

Pas përfundimit te ndeshjes, me madhështore festimin e beri sjella e ëmbëlsirës nga Kryetari i Klubit, Naser Ramaj. E falënderojmë dhe shprehim respekt të veçantë që çdo herë është në përkrahjen tonë”, tha Hajrizi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë