Kryetari Lladrovci në Tiranë merr pjesë në shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në shënimin e 11-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në ceremoninë solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë.
Me këtë rast, Lladrovci ka shkruar në Facebook se “shënimi i përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, çdo herë është me plot emocione. Është moment i kujtimeve krenare, për jetën dhe veprën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë”.
Ja postimi i plotë i Lladrovcit:
Shënimi i përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, çdo herë është me plot emocione.
Është moment i kujtimeve krenare, për jetën dhe veprën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
Është moment, edhe më emocional, kur dje, ky shënim solemn i 11 vjetorit të Pavarësisë, fillon në Tiranë, duke e festuar bashkë me Korin diplomatik dhe personalitetet e shquara nga Shqipëria, trojet etnike dhe miqve tanë që na nderojnë me praninë e vet.
Gëzuar Kosovë 11 vjetori i Pavarësisë, Gëzuar shqiptarë, kudo që jeni!