Grabitje në Drenas, të dyshuari ikin në drejtim të panjohur

Një taksist nga Drenasi ka raportuar në polici se gjersa ishte duke i transportuar dy pasagjer, të njëjtit, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 80 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në Drenas të enjten në orën 00:51, transmeton DrenicaOnline.
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore./DrenicaOnline/