Nën kërcënimin e armës pasagjerët ia vodhën 80 euro taksistit nga Drenasi

Në qytetin e Drenasit dje nën kërcënimin e armës është grabitur një taksist.
Siç ka raportuar taksisti në polici, atij i janë vjedhur 80 euro nga dy pasagjerë.
Hajnat kanë ikur, ndërsa policia ende nuk ka mundur t’i evidentojë.
“Gllogoc 14.02.2019-00:51.Viktima mashkull K-Shqiptar i cili punon si taksist ka raportuar se gjersa ishte duke i transportuar dy pasagjer, të njëjtit, nën kërcënimin e armës i kanë grabit 80 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin policor.