Arrestohet një 17-vjeçar në Skenderaj, i gjenden armë në shtëpi

Në orët e mesditës të datës 14 shkurt 2019, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, ka zbatuar një  urdhër-kontrolli të lëshuar nga  Gjykata Themelore-Mitrovicë,  e cila ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar B. D. 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Kontrolli policor është realizuar në  shtëpinë  e të dyshuarit  me ç’rast në cilësi të provave materiale  janë gjetur dhe janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:

  • dy pushkë ajrore,
  • një pistoletë
  • një pushkë  cal 6.35 mm,
  • një pushkë gjuetie
  • nëntë (9) copë fishekë,
  • një tytë e pushkës ajrore
  • një  thikë ushtarake,
  • dy dylbi të pushkës
  • një thikë
  • një boks hekuri.

Përveç konfiskimit të gjërave të kundërligjshme,  gjatë kohës së bastisjes i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndërsa ndaj tij janë  iniciuar raste për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë